Lajme Zone
EkonomiBalkanWeb

Shpërthimi i Etna/ Hiri vullkanik mban të mbyllur aeroportin e Catanias, rriten çmimet e fluturimeve dhe të taksive në Siçili (VIDEO)


Fluturimet në aeroportin e Catanias në Siçili do të mbeten të pezulluara deri të shtunën në mëngjes për shkak të hirit nga aktiviteti i vazhdueshëm vullkanik i malit Etna, i cili ka detyruar qindra fluturime të anulohen ose të devijohen.

Fluturimet në aeroportin e Catanias në Siçili do të mbeten të pezulluara deri të shtunën në mëngjes për shkak të hirit nga aktiviteti i vazhdueshëm vullkanik i malit Etna, i cili ka detyruar qindra fluturime të anulohen ose të devijohen. Pasagjerët u këshilluan të kontrollonin statusin e fluturimeve të tyre me linjat ajrore përpara se të niseshin për në aeroport. Kufizimet e zgjatura vijnë në kulmin e sezonit të pushimeve verore, duke prekur mijëra pasagjerë dhe kanë ushtruar presion shtesë mbi aeroportet e tjera të Sicilise. Në Katania, gjatë emergjencës, çmimet e udhëtimit drejt aeroporteve të tjera siçiliane u rritën ndjeshëm, me çmimet në disa raste që arritën në disa qindra euro, nëse jo mijëra njoftojne mediat italiane. Me emergjencën e vazhdueshme, çmimet e biletave mund të vazhdojnë të ndryshojnë me shpejtësi në orët në vijim. Situata është në zhvillim të vazhdueshëm dhe çmimet mund të vazhdojnë të rriten, pasi çmimet, të cilat tashmë i nënshtrohen luhatjeve normale bazuar në disponueshmëri dhe kërkesë, nuk do të ndalen së rrituri derisa mijëra pasagjerë të kërkojnë alternativa për të vazhduar udhëtimin e tyre dhe për të arritur në aeroporte të tjera në ishull theksojne mediat italiane. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aeroporte Etna hiri vullkanik Sicili vullkan