Lajme Zone
Shpërthim në Tufinë! Tritol në tarracën e dyqanit të luleve, policia identifikon autorin e dyshuar
EkonomiBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim në Tufinë! Tritol në tarracën e dyqanit të luleve, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:45, kur në tarracën e një dyqani lulesh është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Biznesi është në pronësi të një 65-vjeçari me inicialet A.K., ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, por nuk publikon identitetin e tij për shkak të hetimeve. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes. Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: skene krimi tufine