Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një pallati në Menziken, në Zvicër, mbrëmjen e së shtunës. Ngjarja shkaktoi panik mes banorëve, ndërsa një person pësoi djegie të konsiderueshme dhe u transportua me helikopter drejt spitalit. Sipas dëshmive të banorëve të publikuara nga media zvicerane 20 Minuten, shpërthimi ndodhi në një garazh individual të një pallati shumëkatësh. Fuqia e tij ishte aq e madhe sa porta e garazhit u shkëput nga vendi, ndërsa më pas shpërtheu zjarri. Një prej personave të parë që mbërriti në vendngjarje ishte 47-vjeçari Viliam, i cili tentoi të shuante flakët me një fikëse zjarri. LEXO EDHE:Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash, shtetasi i huaj arrestohet në Kakavijë! Rrezikon deri në 20 vite burg “Zjarri po bëhej gjithnjë e më i madh. Fillimisht nuk mund t’u besoja syve për atë që po shihja”, rrëfeu ai, duke treguar se të gjithë banorët dolën me nxitim nga ndërtesa pas shpërthimit. Një tjetër banore 39-vjeçare tregoi se fillimisht dëgjoi dy shpërthime të fuqishme, të cilat e tmerruan. Ajo doli me panik nga apartamenti pa marrë as xhaketën, ndërsa më vonë iu desh të qëndronte për orë të tëra jashtë banesës, derisa zjarrfikësit i dhanë një batanije. Dëshmia tjetër vjen nga Fadili, 49 vjeç, i cili jeton në katin e tretë të pallatit. Ai tregoi se po kthehej nga një shëtitje rreth orës 18:30, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm. Pak çaste më vonë, sipas tij, ndodhi edhe një shpërthim tjetër. “Banoja në katin e tretë dhe reja e tymit arrinte deri aty. Më pas dëgjova britma. Tri herë dikush kërkoi ndihmë”, rrëfeu ai për 20 Minuten. 49-vjeçari tha se skenat i rikthyen kujtimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1990. “U ndjeva sikur isha sërish në atë kohë. Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Të gjithë ishin në panik. Britmat dukeshin sikur po dëgjoje dikë në momentet e fundit të jetës”, tregoi ai. Pak minuta më vonë mbërritën zjarrfikësit dhe ambulanca. Një burrë, i cili kishte pësuar djegie të shumta në trup, mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me helikopter nga shërbimi i shpëtimit ajror Alpine Air Ambulance drejt spitalit. “Është djegur nga koka te këmbët. Më vjen shumë keq për familjen e tij. Është diçka e tmerrshme”, u shpreh Fadili. Policia ka bërë të ditur se shkaku i saktë i shpërthimit dhe i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet nga specialistët. Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: zvicer shperthim Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23.2% Asnjëra 5.7% Vota total: 1635 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

