Lajme Zone
Qeveri e re, “huq” i vjetër: Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiçit për Kosovën
BotëPamfleti

Qeveri e re, “huq” i vjetër: Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiçit për Kosovën

Në reagimin e fundit, kjo listë ka kundërshtuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, duke pretenduar se kompetencat e reja të inspektoratit mund të rrezikojnë mbrojtjen e manastireve, kishave ortodokse serbe dhe pronave të Kishës Ortodokse Serbe.

Foto ilustrim Megjithëse Lista Studentore në Serbi është shfaqur si një alternativë politike ndaj pushtetit të Vuçiçit, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht shkëputje nga politika e tij nacionaliste ndaj Kosovës... Deklaratat e Listës së Studentëve në Serbi për Kosovën po vazhdojnë të ndjekin linjën e diskursit politik të ish-presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.

Në reagimin e fundit, kjo listë ka kundërshtuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, duke pretenduar se kompetencat e reja të inspektoratit mund të rrezikojnë mbrojtjen e manastireve, kishave ortodokse serbe dhe pronave të Kishës Ortodokse Serbe.

Në deklaratën e saj, Lista e Studentëve e paraqet procesin legjislativ si një çështje që mund të cenojë garancitë ekzistuese për trashëgiminë serbe, ndërsa u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve në Prishtinë që të ndërhyjnë për të siguruar, sipas saj, respektimin e mekanizmave të veçantë të mbrojtjes.

Megjithëse Lista Studentore në Serbi është shfaqur si një alternativë politike ndaj pushtetit të Aleksandar Vuçiçit, qëndrimet e saj për Kosovën tregojnë se kundërshtimi i presidentit serb nuk nënkupton domosdoshmërisht shkëputje nga politika e tij nacionaliste ndaj Kosovës.

Edhe në reagimin e fundit për Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, kjo lëvizje ka përdorur argumente që përputhen me diskursin e kahershëm të Beogradit zyrtar: paraqitjen e vendimeve institucionale të Kosovës si kërcënim ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimisë fetare serbe.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Lista Studentore publikoi programin e saj politik për Kosovën, në të cilin kundërshton pavarësinë e vendit dhe anëtarësimin e tij në organizatat ndërkombëtare, duke u zotuar se do të angazhohet për mbajtjen e Kosovës brenda përbërjes së Serbisë.

Pra, përderisa në Serbi kjo lëvizje kërkon ndryshime politike dhe sfidon pushtetin e Vuçiçit, në raport me Kosovën ajo vazhdon të mbajë qëndrime që përkojnë me politikën zyrtare serbe të dekadave të fundit.

Në programin e saj, Lista Studentore thotë se do të kundërshtojë vazhdimisht pavarësinë e Kosovës, do të pengojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe do të kërkojë autonomi sa më të gjerë për komunat me shumicë serbe. Ajo gjithashtu paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto qëndrime janë në vazhdën e politikës së Vuçiçit, i cili për vite me radhë e ka përdorur çështjen e Kosovës si temë qendrore të diskursit politik në Serbi, duke kundërshtuar shtetësinë e saj dhe duke e paraqitur çdo zhvillim që e forcon funksionimin e institucioneve të Kosovës si cenim të interesave serbe.

Në deklaratën e fundit, Lista Studentore ka shprehur shqetësim për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore në Kuvendin e Kosovës. Ajo pretendon se kompetencat e reja inspektuese mund të dobësojnë regjimin e veçantë të mbrojtjes për manastiret dhe kishat ortodokse serbe, si dhe të anashkalojnë procedurat e përcaktuara me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura.

Lëvizja pretendon gjithashtu se projektligji është përgatitur pa konsultime me Kishën Ortodokse Serbe, prandaj u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që ta monitorojnë procesin. Në deklaratë, ajo përmend edhe detyrimet e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë, duke kërkuar që dispozitat e projektligjit të jenë në përputhje me garancitë ekzistuese për mbrojtjen e trashëgimisë fetare serbe.

Megjithatë, në deklaratën e saj Lista Studentore nuk ofron ndonjë analizë konkrete të dispozitave të projektligjit që do të dëshmonte se kompetencat e inspektoratit cenojnë Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura./Përshtati "Pamfleti" nga "TheGeopost" Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë? 22 Nëntor 2026, 15:0215:02Kosova Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës 21 Nëntor 2026, 12:4212:42Kosova Kurti thirrje Zelenskyt të njohë Kosovën: Pavarësia jonë nuk mund të krahasohet me aneksimin rus të Krimesë 20 Nëntor 2026, 20:2920:29Kosova Ndërprerjet masive në banka dhe aeroporte, Trump shkarkon kreun e sigurisë kibernetike 20 Nëntor 2026, 15:3815:38Kosova Në kërkim për Banjskën, Radoiçiçit i mbyllen dyert e Bosnjës; dyshohet se fshihet në Rusi 20 Nëntor 2026, 12:4112:41Kosova Ervin Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK 19 Nëntor 2026, 22:3922:39Kosova