Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese, në zonën pas Bashkisë së Shkodrës. Lajmi konfirmohet nga korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.
Nga ngjarja nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Top Channel

