Një shpërthim me lëndë plasëse (tritol) ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në oborrin e një banese në qendër të qytetit, prapa Bashkisë së Shkodrës. LEXO edhe...Një nga ne/ Këpucari Dritan Ceni rrëfen realitetin e trishtë: Në Shkodër i riparojnë disa herë këpucët, s’kanë mundësi ekonomike Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në pallatet që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, janë thyer disa xhama. Forca të shumta Policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. R.Xh/ReportTv.al dëme materiale bashkia shkoder shperthim me tritol shperthim Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6159 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
