Lajme Zone
Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz

Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda plasëse është vendosur në murin e banesës së shtetasit Xhelal Kurti, rreth 55 vjeç, dhe më pas ka shpërthyer.

Foto ilustrim Lënda plasëse u vendos në murin rrethues të banesës së 55-vjeçarit në Bathore, dëmtohet edhe makina e të birit. Policia në kërkim të autorëve. Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Bathore, Kamëz. Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, ku një sasi lënde e dyshuar eksplozive është vendosur në murin rrethues të banesës së një 55-vjeçari.

Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda plasëse është vendosur në murin e banesës së shtetasit Xhelal Kurti, rreth 55 vjeç, dhe më pas ka shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e shpërthimit, si dhe për të identifikuar dhe kapur personin apo personat përgjegjës.

"Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.", njofton policia.kamez shperthim me tritol Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Miliona lekë, mijëra euro dhe armë të sekuestruara në Fier; 14 persona nën hetim për këmbim valutor pa licencë 8 Tetor 2026, 18:1618:16Kronike “Na duhen florinjtë për hetimin e grabitjes”, si ra në kurthin e gazetares 24-vjeçari shqiptar 8 Tetor 2026, 16:5516:55Kronike Gjendet e pajetë në banesë turistja në Durrës, policia nis hetimet 8 Tetor 2026, 14:2214:22Kronike Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet 39-vjeçari 8 Tetor 2026, 13:3613:36Kronike Gati ekstradimi i “Tony Montanës” shqiptar, kush është Mane Driza; vrau 5 persona në 3 shtete 8 Tetor 2026, 12:3912:39Kronike “350 euro ose humbisni punën!”/ Kërcënonte punonjësit, lihet në burg burri i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit 8 Tetor 2026, 12:3612:36Kronike