Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Llakatund, në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, kur automjeti në pronësi të shtetasit Igli Bimaj, 29 vjeç, banues në Shushicë, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Mjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij. Pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
