Lajme Zone
Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Fier, dëmtohet dera e jashtme e një biznesi
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Fier, dëmtohet dera e jashtme e një biznesi

Një biznes në lagjen “Kastriot” në Fier është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi dyshohet se në derën e tij të jashtme është përdorur lëndë plasëse.

Një biznes në lagjen “Kastriot” në Fier është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi dyshohet se në derën e tij të jashtme është përdorur lëndë plasëse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30, ndërsa subjekti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. K.

Sipas informacionit paraprak, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja të tjera të raportuara.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar. Top Channel