Lajme Zone
Shpërtheu motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur, njëri me djegie në 50% të trupit
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërtheu motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur, njëri me djegie në 50% të trupit

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një zjarri që përfshiu një skaf në Porto Palermo, Himarë, teksa po kryenin punime për riparimin e motorit. Të plagosurit janë identifikuar si Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu. Ata kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit pasi benzina pranë motorit dhe serbatorit dyshohet se ka marrë flakë gjatë ndërhyrjes. Sipas të dh

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një zjarri që përfshiu një skaf në Porto Palermo, Himarë, teksa po kryenin punime për riparimin e motorit. Të plagosurit janë identifikuar si Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu. Ata kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit pasi benzina pranë motorit dhe serbatorit dyshohet se ka marrë flakë gjatë ndërhyrjes.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej personave dyshohet se po konsumonte cigare në momentin kur benzina u përfshi nga flakët, duke shkaktuar zjarrin.

Katër të dëmtuarit u transportuan fillimisht në spitalin e Himarës. Njëri prej tyre raportohet se ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër ka marrë plagë më të rënda.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ata po transportohen drejt Vlorës dhe më pas pritet të dërgohen në Tiranë, ku do të marrin trajtim më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja në Porto Palermo ndodh vetëm një ditë pas zjarrit të përmasave të mëdha në një hotel në Vlorë, ku mbetën të plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre vijojnë të jenë në gjendje të rëndë. Ekspertja flet pas zjarrit në hotelin e Vlorës: Nuk u zbatua ligji, detektori nuk funksionoi

17 Gusht, 20:15 Zjarri përfshiu hotelin në Vlorë, rëndohet gjendja e 25-vjeçares, ka djegie në 85% të trupit

17 Gusht, 19:55 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm