Lajme Zone
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagoset 74-vjeçari
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagoset 74-vjeçari

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, ku një 74-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tij.

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, ku një 74-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç. Si pasojë e shpërthimit, 74-vjeçari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.