Lajme Zone
Shkodër, zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër, zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të qytetit, ndërhyjnë zjarrfikëset

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët e zonës.

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët e zonës. Tre mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit. Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur verifikimet për përcaktimin e rrethanave të incidentit.