Përshkallëzohet situata në Lezhë teksa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë. Nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda, e cila po ndjek nga afër zhvillimet, vërehet një nxënës i shtrirë në tokë.
Sipas informacioneve ai është rrezuar teksa po ndiqej nga efektivët e policisë, ndërsa kujtojmë se më herët një vajzë mbeti e gjakosur pasi u godit nga gurët që po hidheshin drejt policisë.
Situata në Lezhë vijon e tensionuar. Top Channel

