Lajme Zone
Protestat në Tiranë, Çoçoli në Report TV: Dëmi ekonomik mbi gjysëm miliard euro! Ozuni paralajmëron anulime fluturimesh dhe ngecje të turizmit: Jemi kthyer në 97-ën
PolitikëReport TV

Protestat në Tiranë, Çoçoli në Report TV: Dëmi ekonomik mbi gjysëm miliard euro! Ozuni paralajmëron anulime fluturimesh dhe ngecje të turizmit: Jemi kthyer në 97-ën

Dy ekspertët, Fatos Çoçoli dhe Ferjolt Ozuni, paralajmërojnë pasoja për ekonominë dhe turizmin nga protestat. Ozuni pret anulime fluturimesh dhe rezervimesh, ndërsa Çoçoli kërkon ndalimin e dhunës.

Protestat e ditëve të fundit po godasin ekonominë dhe rrezikojnë të dëmtojnë turizmin, ndërsa vetëm në 3-4 ditë dëmi ka kaluar gjysmë miliard euro, sipas ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli. I ftuar në emisionin “Sot Live” në Report TV, së bashku me ekspertin e turizmit Ferjolt Ozuni, ai foli për pasojat që po sjellin përplasjet dhe bllokimet në jetën e përditshme. Çoçoli deklaroi se transporti është ulur me të paktën 30-40%, ndërsa një pjesë e madhe e Tiranës po vuan pasojat e bllokimit të rrugëve. LEXO edhe...PD pas akteve të dhunës në protestë? Berisha: Akuzë bajate, Rama po nxit konflikt! Vendimi i gjykatës për protestuesit doli nga zyra e tij (VIDEO) “Më mirë sytë sesa nami dhe tani po na del nami i keq. Jemi shumë të dëmtuar. I bëj thirrje të gjithë atyre që e duan Shqipërinë tonë të heqin dorë nga dhuna. Ajo të defaktorizon. Nëse do të shprehësh idealin tënd, bëje pa dhunë. Ekonomia e përditshme po humbet shumë. Transporti është ulur me të paktën 30-40%. E vuan gjysma e Tiranës këtë situatë. Në shumë damarë qyteti është i bllokuar. Në këto 3-4 ditë dëmi nga protestat është mbi gjysmë miliard euro”, tha Çoçoli. Sipas tij, pamjet e zjarreve dhe dëmtimit të pronës publike e bizneseve private ndikojnë edhe te vendimi i turistëve për të vizituar Shqipërinë. “Turisti nuk vjen nëse sheh zjarre, dhunë ndaj pasurisë publike e bizneseve private. Ky frenim i ekonomisë është shumë i kushtueshëm për ne”, shtoi ai. Nga ana tjetër, eksperti i turizmit Ferjolt Ozuni paralajmëroi se ky mund të jetë viti i parë i ngecjes së turizmit si pasojë e situatës së krijuar nga protestat. “Sot ndoshta do të jetë viti i parë që do të kemi stagnacion në turizëm, që vjen si rezultat i këtyre situatave. Unë pres që të gjitha kompanitë ajrore dhe agjencitë turistike të fillojnë e të kërkojnë anulimin e fluturimeve dhe kthimin mbrapsht”, tha Ozuni. Ai theksoi se rikuperimi i imazhit të Shqipërisë nuk mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër, duke kujtuar se vendi sapo kishte arritur të zhvillonte industrinë turistike. “Është e vështirë që në një afat kaq të shkurtër të sistemosh imazhin e Shqipërisë. Imazhi i vendit nis nga Tirana. A do ta merrnit ju rrugën për në Shqipëri dhe të rrezikonit në një situatë të kësaj natyre? Ne pak e kemi imazhin të shkatërruar nga këto 36 vite, ku na janë faturuar shumë gjëra. Ne sapo vumë në vijë industrinë turistike dhe i jemi kthyer një situate si ajo e ’97-ës”, u shpreh Ozuni. Të dy ekspertët ngritën shqetësimin se vijimi i dhunës dhe bllokimeve mund të sjellë pasoja të tjera për aktivitetin ekonomik dhe turizmin, ndërsa Çoçoli u bëri thirrje protestuesve që kërkesat e tyre t’i shprehin pa dhunë. U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise fatos cocoli Ferjolt Ozuni Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.7% Jo 79.7% Disi 3.5% Vota total: 2216 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?