Lajme Zone
“Shpejtësia” e Alabbarit në ndërtimin e Portit të ri të Durrësit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Shpejtësia” e Alabbarit në ndërtimin e Portit të ri të Durrësit

Biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar ka folur në një intervistë për investimet që ka bërë në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Themeluesi i Emaar është shprehur se në Shqipëri ka ndërtuar shumë shpejt dhe e ka cilësuar këtë si një gabim. Mohamed Alabbar: Gabova në Shqipëri, ndërtova shumë shpejt 1 Gusht, 22:30 Ndërkohë, po të shikojmë ecurinë e ndërtimit dhe

Biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar ka folur në një intervistë për investimet që ka bërë në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.

Themeluesi i Emaar është shprehur se në Shqipëri ka ndërtuar shumë shpejt dhe e ka cilësuar këtë si një gabim. Mohamed Alabbar: Gabova në Shqipëri, ndërtova shumë shpejt 1 Gusht, 22:30 Ndërkohë, po të shikojmë ecurinë e ndërtimit dhe zhvillimit të projektit të tij në Shqipëri që është në dy drejtime, ku i pari synon, shndërrimin e Portit të Durrësit në një marinë vetëm për pasagjerë dhe jahte dhe i dyti, zhvendosjen e shërbimeve të përpunimit të mallrave nga Durrësi në Porto Romano dhe ndërtimin e një porti krejtësisht të ri në këtë zonë, do të kuptojmë se realiteti është shumë ndryshe.

Kjo për shkak se shpejtësia e madhe e ndërtimit për të cilën flet Alabbar nuk ekziston, duke qenë se zbatimi i projektit ka nisur zbatimin që në vitin 2023.

Me pak fjalë, Alabbar dhe grupi i kompanive të tij kanë shitur që në fillim “ajër”, për shkak se menjëherë pas shpalljes së projektit, pa u hapur ende gropat kanë mbledhur miliona euro nga shqiptarët për ndërtimin e pallateve në zonën e Portit të ri turistik të Durrësit.

Sot pas 3 vitesh, shpejtësia për të cilën Alabbar po flet nuk ka dhënë ende asnjë rezultat madhor për shkak se projekti është ende në ndërtim e sipër, ndërkohë që shteti shqiptar ka kontribuar me miliona metër katrorë sipërfaqe të cilat biznesmeni nga Emiratet i ka marrë falas.

Kjo video e publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale nga drejtori i Aeronautikës, Alket Islami tregon shumë mirë dhe shumë qartë ecurinë e punimeve dhe deri në çfarë faze është situata me ndërtimin. Me kompanitë shqiptare, ndarë në pjesë, ndoshta ky projekt 2 miliardë dollarësh do të kishte përfunduar tashmë, ndërkohë që Alabbar na thotë se ka nxituar me ndërtimin e Portit të ri turistik të Durrësit.

Ndërkohë disa javë më parë , vetë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se dy pallate në fazën e fundit të ndërtimti, njëri 9 e tjetri 11 kate, kanë pësuar ulje të strukturës duke u zhytur disa centimetra në tokë.

Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka trajtuar këtë projekt si pronë private dhe i ka falur 80 hektarë tokë mikut të tij Alabar. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.