Lajme Zone
Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik

Dy profesorët amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2026, për zhvillimin e modeleve të reja ekonomike që ndihmojnë qeveritë dhe bankat qendrore të përballojnë goditjet e jashtme dhe të stabilizojnë ekonominë.

Dy profesorët amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2026, për zhvillimin e modeleve të reja ekonomike që ndihmojnë qeveritë dhe bankat qendrore të përballojnë goditjet e jashtme dhe të stabilizojnë ekonominë. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi fituesit të hënën, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Stokholm.

Sipas akademisë, puna e dy ekonomistëve ka kontribuar në përmirësimin e mënyrës se si institucionet publike kuptojnë dhe menaxhojnë luhatjet ekonomike, duke ndihmuar në zbutjen e periudhave të rritjes së shpejtë dhe të rënies së aktivitetit ekonomik.

“Fituesit na kanë ndihmuar të zbusim kulmet dhe rëniet e ekonomisë”, thuhet në deklaratën e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Modelet ekonomike të zhvilluara nga Hall dhe Woodford synojnë t’u japin politikëbërësve mjete më të mira për të analizuar ndikimin e goditjeve të jashtme dhe për të hartuar politika që ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Top Channel