Vijojnë shoqërimet masive të të rinjve gjatë protestës studentore në Korçë. Sipas pamjeve, ka përplasje mes policisë dhe protestuesve, të cilët kundërshtojnë shoqërimin e tyre. Mes thirrjeve për lirimin e shokëve të shoqëruar, disa studentë po kundërshtojnë me forcë ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e tyre.
