Lajme Zone
Shoferi në Sarandë përplaset me kazanët dhe përfundon te pemët
Të tjeraJOQ Albania

Shoferi në Sarandë përplaset me kazanët dhe përfundon te pemët

Një aksident rrugor është regjistruar rreth sot në hyrje të rrugës “Onhezmi” në Sarandë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me kazanët e mbeturinave në anë të rrugës dhe më pas me dy pemë.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjet dhe në objektet e prekura.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve kanë prerë dhe larguar dy pemët e dëmtuara, me qëllim shmangien e rrezikut për kalimtarët dhe automjetet e tjera.