Agasi- Shpatarku- Proda Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për përkrahje të autorit të krimit Uljan Shpataraku, ish-zyrtari i Policisë i arrestuar në shoqërinë e Ergys Agasit, del sot në orën 11:00 para Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë.
Shpataraku akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte Agasi, në momentin kur ky i fundit u arrestua pas muajsh në kërkim.
Dalja e Shpatarakut para GJKKO-së vjen një ditë pasi gjykata la në masën “arrest në burg” Ergys Agasin.
Por rasti ka marrë vëmendje edhe për shkak të profilit të Shpatarakut dhe lidhjeve të tij brenda strukturave të Policisë së Shtetit.
Ai ka qenë një nga njerëzit e afërt profesionalisht me Ilir Prodën gjatë drejtimit të Policisë së Elbasanit. Shpataraku shërbeu si zëvendës i Prodës në këtë drejtori, ndërsa më 3 tetor 2024, kur Proda u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Shpataraku u komandua në drejtimin e Policisë së Elbasanit.
Më pas ai u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
E shkuara e tij në uniformat blu, megjithatë, është shoqëruar edhe me probleme me drejtësinë dhe masa administrative.
Në vitin 2023, kur mbante detyrën e shefit të Antidrogës në Elbasan, Shpataraku u pezullua dhe u mor nën hetim për “shpërdorim detyre”. Çështja lidhej me një episod të vitit 2022, kur akuzohej se kishte kapur një person në kërkim, por më pas e kishte lënë të lirë duke mos zbatuar urdhrin e prokurorisë.
Pavarësisht këtij episodi, Shpataraku u rikthye në strukturat e Policisë dhe vijoi të mbante funksione drejtuese.
Në mars të këtij viti ai u pezullua sërish, ndërsa në maj u përjashtua nga Policia e Shtetit. Në atë periudhë mbante një funksion në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, ndërsa shkak për largimin u bë mosparaqitja në detyrë.
Vetëm pak muaj pas largimit nga uniformat blu, Shpataraku u arrestua në një rrethanë që e riktheu sërish në vëmendje: në shoqërinë e Ergys Agasit, ndërkohë që ky i fundit kërkohej nga drejtësia.proda agasi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike RENEA zbarkon në Korçë për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë, rrethohet pallati 29 Gusht 2026, 09:0209:02Kronike Makina e Policisë goditet nga një automjet në Kamëz, lëndohen dy efektivë 29 Gusht 2026, 07:1207:12Kronike Aksident në Kuç të Vlorës, përplasen dy makina; plagoset një person 28 Gusht 2026, 19:0719:07Kronike Vodhi 27 milionë lekë te xhaxhai, si ra Leonardo Sinani në kurthin e policisë! 28 Gusht 2026, 15:1215:12Kronike Vrasja e Esma Meços në Greqi, flet kushërira: E dinim që abuzohej, flisnim fshehurazi në telefon 28 Gusht 2026, 13:5313:53Kronike Po priste dru në pyll, 58-vjeçari në Shkodër goditet nga një pemë dhe humb jetën 28 Gusht 2026, 13:3113:31Kronike

