Lajme Zone
Shkundet Panamaja, goditet nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shkundet Panamaja, goditet nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturën rrugore, me Presidentin José Raúl Mulino që e quajti atë një “katastrofë të madhe”.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturën rrugore, me Presidentin José Raúl Mulino që e quajti atë një “katastrofë të madhe”. Pavarësisht dëmeve, Kanali i Panamasë, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë, ende funksionon normalisht, ashtu si edhe Aeroporti Ndërkombëtar Tocumen, i cili është në gatishmëri emergjente dhe po i nënshtrohet inspektimeve.

Shtetet e Bashkuara thanë se po mobilizonin personelin dhe burimet për të ofruar ndihmë, ndërsa autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të qëndronin të qetë mes lëkundjeve të vazhdueshme. 🇵🇦#AHORA – Terremoto en Panama

Hotel colapsado, en Playa Venao.

— DatoWorld (@DatosAme24) October 9, 2026 Presidenti i vendit, Jose Raul Mulino, e përshkroi atë si “një katastrofë të madhe”, duke thënë se ndërtesat u shembën dhe pjesë të rrjetit rrugor u dëmtuan rëndë.

Ai iu referua veçanërisht rrugëve që, siç tha ai, “u shembën plotësisht” në zonat më të prekura nga tërmeti.

Imazhet nga zonat e prekura tregojnë shkatërrime në shtëpi, ndërtesa publike dhe infrastrukturë, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në gjashtë provinca të vendit.

Sipas vlerësimeve fillestare nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 7.7 ballë sipas shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej rreth 12.6 kilometrash. Autoritetet panameze e përcaktuan magnitudën në 7.2.

Pavarësisht magnitudës së dridhjeve dhe shkatërrimit, deri dje në mbrëmje nuk ishte raportuar asnjë vdekje, ndërsa shërbimet kompetente vazhduan të regjistronin dëmet dhe të kontrollonin zonat e prekura. Top Channel