Lajme Zone
Kanosi për 2 vjet një të moshuar për t’i marrë një shumë parash, pranga 41-vjeçarit në Fier
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kanosi për 2 vjet një të moshuar për t’i marrë një shumë parash, pranga 41-vjeçarit në Fier

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim për t’i marrë një shumë parash. Sipas bluve, i arrestuari pretendonte se paratë ia kishte borxh djali i të moshuarit. 41-vjeçari, Ilir Sherifaj, rezulton me precedent penal për krime kundër personit.

Njoftimi i policisë:

DVP FIER

I arrestuari, me precedent penal për krime kundër personit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:

* I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Top Channel