Lajme Zone
Shkuan për kontroll, punonjësit e Tatimeve merren peng në një kompleks në Golem; 5 persona në pranga
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shkuan për kontroll, punonjësit e Tatimeve merren peng në një kompleks në Golem; 5 persona në pranga

Pas kallëzimit të bërë nga inspektorët e Tatimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë pesë persona, të dyshuar për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë".

Foto ilustruese Penguan kontrollin e Tatimeve dhe izoluan inspektorët, në pranga administratori, shefi i financës, shefi i sigurisë dhe dy punonjës të sigurisë së kompleksit. Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Golem, ku punonjës të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dyshohet se janë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme brenda ambienteve të një resorti, ndërsa po ushtronin kontroll në kuadër të detyrës së tyre.

Pas kallëzimit të bërë nga inspektorët e Tatimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë pesë persona, të dyshuar për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë".

Në pranga ranë administratori i resortit, S. Ndreca, shefi i financës Z. Jaçaj, shefi i sigurisë A. Kasa, si dhe dy punonjësit e sigurisë H. Sula dhe B. Agolli.

Sipas Policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 18 korrik 2026 kanë penguar punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve gjatë ushtrimit të detyrës dhe i kanë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme brenda ambienteve të resortit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.tatimet kontroll Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Kanabisi mjekësor, pista e re për vrasjen e Edmond Sulës; 50-vjeçari aksioner në Maqedoninë e Veriut 19 Korrik 2026, 11:5811:58Kronike Vodhi lokalin dhe më pas i vuri zjarrin, në pranga 36-vjeçari në Lushnjë 19 Korrik 2026, 11:4711:47Kronike E ngatërroi me kafshë të egra, plagoset me çifte një person në Bulqizë 19 Korrik 2026, 11:1111:11Kronike Zbulohet një bazë armësh në Manëz, arrestohet 20-vjeçari; dyshohet se furnizonte grupet kriminale 19 Korrik 2026, 10:1210:12Kronike Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës 18 Korrik 2026, 22:5122:51Kronike Rrëshqiti në tualet, humb jetën 62-vjeçari në Korçë 18 Korrik 2026, 20:0120:01Kronike