Lajme Zone
Shkrumbohet nga zjarri lokali në Athinë! 3 vite më parë në të njëjtin vend mbeti i vrarë Pëllumb Islami
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shkrumbohet nga zjarri lokali në Athinë! 3 vite më parë në të njëjtin vend mbeti i vrarë Pëllumb Islami

Zjarri në kafenenë në rrugën Kastamonis mori përmasa dhe u përhap në tre katet mbi të. Bëhet fjalë për të njëjtin objekt ku në shkurt 2023 është shënuar një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë 39-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit. Zjarri në kafenenë në rrugën Kastamonis mori përmasa dhe u përhap në tre katet mbi të. Bëhet fjalë për të njëjtin objekt ku në shkurt 2023 është shënuar një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë 39-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami. LEXO edhe...'Kam takim me gjermanin, më duhet të iki', Rama 'ndërpret' fjalimin e Schieder, eurodeputeti ia kthen me batutë: Mos ua përmend Greqinë sot se humbën (VIDEO) Për momentin, nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me Islamin. Forcat zjarrfikëse po hetojnë nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombol gazi apo nga zjarrvënia e qëllimshme. Sipas versionit të policisë për vrasjen e Islamit, 39-vjeçari, me profesion hidraulik, ndodhej në lokal duke parë një ndeshje futbolli kur nisi përplasja me armë zjarri. Nga kamerat filmike rezultoi se ditën e ngjarjes Pëllumb Islami shoqërohej nga një person i armatosur. Ngjarja mori tjetër rrjedhë edhe për faktin se Islami nuk ishte objektivi por shoku i tij në tavolinë, i cili nisi sherrin me shqiptarët e tjerë. Shoqëruesi i viktimës kishte një armë me vete dhe hyri i pari në lokal. Më pas mbërritën edhe gjashtë persona të tjerë dhe shpërtheu një sherri mes tyre. Teksa një prej bandave qëlloi shoqëruesin e viktimës, që ishte objektivi, por plumbi kapi Pëllumb Islamin. Gjatë saj u përdorën një revolver dhe një pistoletë. Lidhur me vrasjen, policia greke lëshoi 7 urdhërarreste, prej të cilave u ekzekutuan 2. P.J/ReportTv.al zjarr athine greqi pellumb islami Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.5% Jo 38.5% Disi 7% Vota total: 2602 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?