Qese, bidona plastike, mbetje shtepiake, xhama te thyer e mbeturina ndertimi, jane hedhur kudo pergjate brigjeve te lumit Mat. Pamjet qe po shihni ne ekran jane xhiruar në aksin rrugor Lezhe-Rubik, pranë fshatit Pllanë. Krahas pamjes aspak normale, djegia e tyre shkakton ndotje të konsiderueshme të ajrit… LEXO edhe...Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO) Hedhja e mbetjeve, sipas banorëve, ndodh kryesisht gjatë orëve të natës. Ata kërkojnë më shumë vigjilencë dhe prani të institucioneve në këtë zonë, me qëllim parandalimin e ndotjes dhe identifikimin e autoreve. Bashkia Lezhë thotë se është në dijeni të problematikës, ndërsa e konsideron të vështirë monitorimin pasi nuk ka kamera ne rruge. Megjithatë premton se do pastrohen brigjet e lumit dhe personat që kapen duke hedhur plehra do të përballen me gjoba, madje dhe ndjekje penale. Hedhja e mbetjeve në brigjet e lumit Mat, si në pjesën e Lezhës ashtu edhe në atë të Kurbinit, vijon të mbetet një problem shqetësues prej vitesh. Përveç ndotjes së mjedisit, situata rëndohet edhe më tej nga djegia e vazhdueshme e tyre. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al Lezhe lumi mat ndotje Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.4% Jo 38.5% Disi 7% Vota total: 2601 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

