Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Shkriu” për herë të dytë IMT-në e Himarës/ Tavo: Kam kërkuar inspektorë nga IKMT-ja, e pamundur të mbulojmë territorin. Lejimi i ndërtimit të 5-katëshit i patolerueshëm


Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka reaguar pas vendimit për shrkirjen e IMT-së pasi 3 nga inspektorët u shpallën në kërkim për shpërdorim detyre. Ata lejuan ndërtimin e një godine 5-katëshe në Qeparo, pronari i së cilës u arrestua këtë të hënë nga policia dhe godina u shemb.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka reaguar pas vendimit për shrkirjen e IMT-së pasi 3 nga inspektorët u shpallën në kërkim për shpërdorim detyre.

Ata lejuan ndërtimin e një godine 5-katëshe në Qeparo, pronari i së cilës u arrestua këtë të hënë nga policia dhe godina u shemb. Tavo deklaron se tashmë do të marrin inspektorë nga IKMT për të mbuluar zonën, pasi Himara nuk ka kapacitete njerëzore. Kryebashkiaku tha se vendimi drastik vjen pas paralajmërimeve që ka bërë ndaj kësaj strukture dhe shkeljeve të vazhdueshme që ka konstatuar. “IMT ka 6 punonjës në detyrë, një ishte pozicion bosh, sot janë pezulluar nga puna 5, shkrihet struktura.

Është masë drastike, por është veprim i detyruar nga situata në terren.

Kam kontaktuar çdo ditë drejteusin e tyre të inspektojnë çdo ditë çdo centimetër tokë dhe të mos lejojnë ndërtime pa leje, jo vetëm s’e kanë kryer, por ju drejtohen fshatarëve dhe qytetarëve për punime që i kanë të lejuara me ligj dhe lejojnë ndërtime jo të padukshme.

Lejuan ndërtimin e një godine 5-katëshe në Porto Palermo ndërkohë ndlaojnë fshatarët të rregullojnë oborret.

Do i kërkoj IKMT-së që të marrë përsipër mbulimin edhe të territorit të Himarës me inspektorët e vetë, pasi Bashkia e Himarës, edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore, detyrohet të marrë punonjës nga jashtë bashkisë”, tha Tavo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb