Një zjarr ka rënë pasditen e së enjtes në një magazinë pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërkohë mësohet se është lokalizuar vendi ku nisi zjarri, dhe tashmë nuk paraqet rrezik për objektet përreth. Për shuarjen e tij po angazhohen me goditje të përqendruar mjete dhe forca të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të Durrësit, si edhe ekipet zjarrfikëse të Portit të Durrësit. LEXO EDHE:Zjarri në Shkozet bllokon qarkullimin, policia apel qytetarëve: Ja akset që duhet të shmangni, përdorni rrugë alternative Sipas burimeve, brenda magazinës ndodhen lodra për fëmijë si edhe fishekzjarre, çka e ka bërë më të ndërlikuar ndërhyrjen. Për shkak të situatës, policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve në zonë, si dhe është ndërprerë prej më shumë se një ore energjia elektrike, për arsye sigurie gjatë operacionit të zjarrfikësve. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:33 Zjarri në Shkozet bllokon qarkullimin, policia apel qytetarëve: Ja akset që duhet të shmangni, përdorni rrugë alternative Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës."Për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor "Martin Camaj", në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës", njofton policia.Policia, zjarrfikëset dhe strukturat e tjera po punojnë për menaxhimin e situatës, shuarjen e zjarrit, garantimin e sigurisë dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 shkozet Durres Komento Komente Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:33
Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 68.4% I gabuar 24.7% Nuk kam mendim 6.9% Vota total: 700 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?
