Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Shkon për vetulla, por gjen protesta/ Meçe: Sali Berishës nuk i është hequr “non grata”, është ftuar nga të tjerë


TIRANË– Më keq nuk mund ta niste vizitën e parë në SHBA pas 5 vitesh. Sali Berisha ka ndërruar vendin e takimit me demokratë në New Jersey, pas paralajmërimeve të shqiptarëve në Amerikë se do ta prisnin me protesta kryetarin e PD të shpallur “non grata”.

TIRANË– Më keq nuk mund ta niste vizitën e parë në SHBA pas 5 vitesh. Sali Berisha ka ndërruar vendin e takimit me demokratë në New Jersey, pas paralajmërimeve të shqiptarëve në Amerikë se do ta prisnin me protesta kryetarin e PD të shpallur “non grata”.

Por duket se Berisha nuk do të shpëtojë nga protestat e shqiptarëve. Emigrantët po organizohen që ta presin në vendtakimin e ri që do të caktojë, për t’i kujtuar se është i padëshiruar në SHBA.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Edicionin Qendror” të lajmeve në ABC News, theksoi se Sali Berishës nuk i është hequr njolla “non grata”, por se ka përdorur një mekanizëm tjetër për të hyrë në SHBA. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Sali Berisha ka marrë një vizë, që është një vizë përjashtimore. Mekanizimi që Berisha ka marrë vizën, nuk lidhet me heqjen e asaj pikës “C”. Sali Berisha tashmë në Amerikë është pjesë e një grupi të ftuar të partive të IDU.

Berisha po futet në Amerikë jo direkt, por po futet si kryetari i PD, i ftuar nga IDU, e që kjo e fundit është e ftuar në një aktivitet të Partisë Republikane. Nëse do i ishte hequr viza, atje në krah të tij do ishte Liria, Shkëlzeni dhe Argita.

Ka përdorur një dritare për t’u futur në Amerikë. Ai i trembet tezës së antimitingut. Nuk i është hequr “non grata”, por duhet të thënë se “non grata” nuk është vetëm Berisha, por edhe familja e tij”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet