Deputetët e PS në terren pas 13 vitesh në pushtet “Prania Besnike” me paratë e qytetarëve/ Deputetët merrnin dieta e naftë edhe kur nuk i takonin... Pas muajsh me dieta dhe karburant të paguar nga taksat e qytetarëve, deputetët socialistë kanë marrë tashmë një urdhër të posaçëm nga Edi Rama për të bërë atë që në thelb duhet të jetë pjesë normale e mandatit të tyre: të dalin në zonat që përfaqësojnë dhe të dëgjojnë qytetarët.
Të premten, më 4 shtator, nisi zbatimi i “Pranisë Besnike”. Deputetët e Partisë Socialiste u shpërndanë në zona të ndryshme të vendit, në kafene, biblioteka, sheshe dhe ambiente të tjera, për të pritur qytetarët dhe për të mbajtur shënim problemet e tyre. Jo të gjithë deputetët rezultuan të kishin zhvilluar apo njoftuar takime në ditën e parë.
Nisma do të përsëritet çdo të premte në orën 17:00. Rama kërkon që takimet të mos jenë mbledhje partie, por dëgjesa ku qytetarët paraqesin hallet, ankesat dhe kërkesat e tyre, të cilat deputetët më pas duhet t'ua përcjellin institucioneve.
Por “Prania Besnike” ngre edhe një pyetje tjetër: për çfarë janë paguar deri tani dietat dhe karburanti i deputetëve? Dieta, naftë, hotele, qira e pasaporta: sa shtrenjtë u kushtojnë deputetët shqiptarëve?
26 Gusht, 18:19 Të dhënat financiare të Kuvendit të analizuara nga “Pamfleti” tregojnë se vetëm në shtatë publikimet mujore, janar-korrik 2026, deputetëve u janë rimbursuar 31.87 milionë lekë karburant, ndërsa dietat e pasqyruara për udhëtimet brenda vendit arrijnë në rreth 108.1 milionë lekë. Vetëm këto dy zëra i afrohen 140 milionë lekëve, ose rreth 1.4 milionë eurove.
Madje, 124 nga 132 emrat e deputetëve që shfaqen në shtatë tabelat e Kuvendit rezultojnë me të paktën një pagesë diete. Niko Peleshi kryeson me rreth 1.35 milionë lekë dieta të pasqyruara gjatë kësaj periudhe, i ndjekur nga Milva Ekonomi me rreth 1.27 milionë dhe Gazment Bardhi me rreth 1.22 milionë lekë.
Ligji për Statusin e Deputetit e lidh drejtpërdrejt dietën me lëvizjen që kërkon ushtrimi i mandatit. Neni 148 përcakton se deputeti që nuk banon në Tiranë përfiton dieta kur merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, komisioneve dhe grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë kryeqytetit.
Pra, dieta nuk është pagë. As rimbursimi i karburantit nuk është pjesë e pagës. Janë para që buxheti ua njeh deputetëve pikërisht për kostot e lëvizjes dhe ushtrimit të funksionit. Ndërkohë në realitet shumica e deputetëve kanë shtëpi në Tiranë. Ata jetojnë në kryeqytet dhe pjesa dërrmuese nuk kanë vajtur kurrë në zonat elektorale nga ku dolën deputetë. Mirëpo në fund të muajit i kanë futur në xhep dietat dhe rimbursimet e karburantit.
Pra thënë më saktë, me “Praninë Besnike” ata po bëjnë punën që duhet të bënin. Deputeti duhet të jetë pranë qytetarit në çdo kohë. Për këtë ata marrin dieta e karburant. Të shohim nëse do t’i justifikojnë tani milionat, pasi dihet që nismat e Ramës 3 ditë zgjasin, pastaj rikthehet rrumpalla. /Pamfletirama prania besnike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike 245-vjetori i Teqesë së Frashërit, Presidenti Begaj: Këtu u ngrit vatra e ndërgjegjes shqiptare! 5 Shtator 2026, 19:5619:56Politike Berisha ndryshon vendin e 'mitingut' në SHBA, paralajmërohen protesta gjatë aktivitetit me diasporën 5 Shtator 2026, 19:2519:25Politike Berisha i përgjigjet Ramës pas forumit në Itali: Fajin nuk e ka Europa, por ti 5 Shtator 2026, 18:1118:11Politike Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror 5 Shtator 2026, 17:5317:53Politike Rama mesazh BE për Serbinë: Mbajeni në tryezë dhe thuajini se s’mund të bëjë funeral shtetëror për një kasap 5 Shtator 2026, 14:3314:33Politike Zgjerimi i BE, Rama: “7 fëmijët e Ursulës” të ulen në tryezë 5 Shtator 2026, 14:0714:07Politike

