Lajme Zone
Shkon në tre numri i viktimave në tragjedinë e Roskovecit, ndërron jetë edhe 55-vjeçarja e plagosur
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shkon në tre numri i viktimave në tragjedinë e Roskovecit, ndërron jetë edhe 55-vjeçarja e plagosur

Më herët gjatë ditës, 35-vjeçari vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, plagosi bashkëshorten e tij, Bejlere Plakën, dhe mori me forcë ish-të fejuarën, Rozalinda Plakën. Kjo e fundit u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit policor.

Banesa ku nodhi krimi Pas vrasjes së Kosta Plakës dhe vetëvrasjes së autorit Refit (Nertil) Buzi, ka humbur jetën në spital edhe ish-vjehrra e 35-vjeçarit, e cila mbeti e plagosur rëndë gjatë sulmit. Shkon në tre numri i viktimave të tragjedisë së ndodhur në Roskovec. Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri të kryer nga ish-dhëndri i saj, Refit (Nertil) Buzi, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Më herët gjatë ditës, 35-vjeçari vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, plagosi bashkëshorten e tij, Bejlere Plakën, dhe mori me forcë ish-të fejuarën, Rozalinda Plakën. Kjo e fundit u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit policor.

Pas krimit, Buzi u rrethua nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve, në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar brenda automjetit të tij. Pavarësisht negociatave intensive për disa orë, ai nuk pranoi të dorëzohej dhe, sipas Policisë, rreth orës 16:35 dyshohet se qëlloi veten me armën e gjahut që mbante me vete.

Me vdekjen e Bejlere Plakës, bilanci i ngjarjes së rëndë shkon në tre viktima: Kosta Plaka, bashkëshortja e tij Bejlere Plaka dhe autori i dyshuar, Refit (Nertil) Buzi.

Rozalinda Plaka, ish-partnerja e autorit, u shpëtua gjatë ndërhyrjes së Policisë dhe më pas la ambientet e spitalit. Ajo ndodhet në komisariat, ku po merret në pyetje në kuadër të hetimeve.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.roskovec vrasje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ekzekutoi ish-vjerrin me armë zjarri, vret veten autori Nertil Buzi 24 Korrik 2026, 16:4616:46Kronike U kapën me kokainë me vlerë mbi 1.8 milionë paund dhe armë zjarri, dënohen me burg dy shqiptarë në Britani 24 Korrik 2026, 16:1416:14Kronike Sekuestrohen 3.3 kg flori dhe 133 ora luksoze me vlerë 300 mijë euro, arrestohet argjendari në Lezhë 24 Korrik 2026, 15:4915:49Kronike U plagos me armë zjarri nga ish-dhëndri në Roskovec, si paraqitet gjendja shëndetësore e Bejlere Plakës 24 Korrik 2026, 15:4015:40Kronike Vrasja e çiftit të të moshuarve në Dropull, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72 vjeçar 24 Korrik 2026, 14:4614:46Kronike Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-partneren, autori 35-vjeçar nuk i bindet RENEA-s; vijojnë negociatat për dorëzim 24 Korrik 2026, 14:3014:30Kronike