Lajme Zone
Shkolla e Shushicës në Elbasan drejt përfundimit, së shpejti hap dyert për 350 nxënës dhe 35 mësues
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shkolla e Shushicës në Elbasan drejt përfundimit, së shpejti hap dyert për 350 nxënës dhe 35 mësues

Në një postim në rrjetet sociale, çdo klasë, laborator e hapësirë do të jetë një investim me vlerë të përbashkët për zonën që do të mirëpresë edhe aktivitete kulturore e sportive.

Shkolla e Shushicës në Elbasan po merr formë dhe shumë shpejt do të mirëpresë 350 nxënës dhe 35 mësues. Në një postim në rrjetet sociale, çdo klasë, laborator e hapësirë do të jetë një investim me vlerë të përbashkët për zonën që do të mirëpresë edhe aktivitete kulturore e sportive. “Shkolla e Shushicës në Elbasan po merr formë ditë pas dite, si investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan që shumë shpejt do të mirëpresë 350 nxënës dhe 35 mësues në ambiente të projektuara për t’i dhënë arsimit më shumë cilësi, më shumë siguri dhe një hapësirë dinjitoze ku çdo ditë mësimi të zhvillohet në kushtet që meritojnë fëmijët dhe mësuesit. LEXO edhe...Qytetarët e Cërrikut protestë kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit: Të mbrojmë identitetin dhe kulturën tonë (VIDEO) Çdo klasë, laborator, kënd i përbashkët dhe çdo hapësirë e kësaj shkolle është menduar për të krijuar një mjedis ku bashkëpunimi bëhet pjesë e përditshmërisë dhe nxënësit rriten në një atmosferë që i nxit të mësojnë, të krijojnë dhe të zhvillojnë talentet e tyre. Shkolla e Shushicës do të jetë një pikëtakimi për gjithë komunitetin, me hapësira që do të mirëpresin aktivitete kulturore dhe sportive gjatë vitit, duke e kthyer këtë investim në një vlerë të përbashkët për gjithë zonën”, shkruan Rama. Share P.J/ReportTv.al edi rama shkolla e shushices Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.7% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.1% Vota total: 4997 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?