Shkodra nderoi tenorin Ibrahim Tukiçi në 100-vjetorin e lindjes së tij, me një koncert në Teatrin “Migjeni”, ku artistë të njohur u bënë bashkë për të kujtuar jetën dhe veprën e tij. Koncerti, i titulluar “Tukiçi i Madh”, solli emocione të veçanta edhe për dy djemtë e tenorit, David dhe Genc Tukiçi. LEXO edhe...Në kërkim nga Mali i Zi për trafik droge, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër Kompozitori David Tukiçi u shpreh se babai i tij është nderi i kombit shqiptar, edhe pse zyrtarisht ende nuk e mban këtë titull. Ndërsa pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi e përshkroi koncertin si një rikthim shpirtëror të të atit në Shkodër, qytetin që ai e konsideronte shtëpinë e tij. Një tjetër moment i veçantë ishte rikthimi i baritonit Gëzim Myshketa në skenën e Teatrit “Migjeni”, pas plot 32 vitesh. Në koncert mori pjesë edhe kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore “Kujtim Alija”, ndërsa artistët u shoqëruan nga Orkestra Simfonike e Shkodrës, nën drejtimin e dirigjentes Elda Laro. Mbrëmja u mbyll me këngën e njohur shkodrane “Luleborë”, të interpretuar nga Gëzim Myshketa, të cilit iu bashkua edhe i gjithë publiku në sallë. U.D/A.Hl/ReportTv.al Gezim Myshketa Genc Tukiçi David Tukici Ibrahim Tukiçi Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.8% Të gabuar 24.4% Nuk e di 2.7% Vota total: 1237 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?
