Lajme Zone
Shkodër, zjarri në Bardhaj aktiv prej 24 orësh, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër, zjarri në Bardhaj aktiv prej 24 orësh, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër vijon të jetë aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

Zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër vijon të jetë aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara, duke iu afruar edhe zonave pranë banesave. Banorët e zonës thonë se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe pronat e tyre. Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndërhyrje dhe mbështetje nga shteti. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e vatrave, pasi terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen e mjeteve tokësore. Në terren vijon të jetë e angazhuar një forcë e konsiderueshme zjarrfikësish dhe efektivësh të ushtrisë, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll. Ndërkohë, për shkak të përhapjes së flakëve në zonat e pyllëzuara dhe terrenit të thyer, ndërhyrja nga ajri shihet si një nga mënyrat më efektive për të frenuar përparimin e zjarrit.