Vladimir Bruçi mbeti i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në 14:30, në lagjen Rus, ku dyshohet se Pjerin Bitani ka qëlluar me armë zjarri Vladimir Bruçin, pas një konflikti të çastit mes tyre. Pas disa orësh në arrati, autori është vetëdorëzuar në Polici. Bruçi është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet thanë se ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. LEXO EDHE:Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçajn në Shkodër, vetëdorëzohet në Polici autori 70-vjeçar (EMRI) Burimet thanë se Bitani dhe Bruçi janë fqinj dhe para ngjarjes kanë qenë bashkë në lokal. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit. Emri i Vladimir Bruçit është i njohur për drejtësinë. Dy vite më parë ai u dhunua me sende të forta në lagjen “Rus”, pas një konflikti për një vendparkim. Ngjarja e vitit 2024 u pasua dhe nga përplasje me armë. Për ngjarjen janë dënuar Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi. Njoftimi i Policisë: Shkodër-Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, për motive të dobëta; pas kontrolleve të shumta, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave mes familjarëve dhe Policisë, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të komshiut të tij. 70-vjeçari u arrestua për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, pamundësisë për t’u larguar dhe për të qëndruar i fshehur, si dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve të autorit të dyshuar dhe Policisë, shtetasi P. B. u vetëdorëzua te strukturat e Policisë, në lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh. Në përfundim të veprimeve procedurale, 70-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi: Rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B., 70 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin V. B., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:31 Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçajn në Shkodër, vetëdorëzohet në Polici autori 70-vjeçar (EMRI) Pjerin Bitani, autori i dyshuar i plagosjes së Vladimir Bruçit ditën e sotme në Shkodër, ka rënë në prangat e Policisë.Ngjarja sipas ‘Bluve’ ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë pas plagosjes Bruçaj u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.Njoftimi i Policisë:Shkodër-Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, për motive të dobëta; pas kontrolleve të shumta, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave mes familjarëve dhe Policisë, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të komshiut të tij.70-vjeçari u arrestua për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, pamundësisë për t’u larguar dhe për të qëndruar i fshehur, si dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve të autorit të dyshuar dhe Policisë, shtetasi P. B. u vetëdorëzua te strukturat e Policisë, në lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh.Në përfundim të veprimeve procedurale, 70-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi:Rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B., 70 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin V. B., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. R.Xh/Shqiptarja.com Share P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: plagosje me arme zjarri Shkoder Vladimir Bruçi pjerin bitani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Paulini: 20/08/2026 22:07 Ky Pjerini asht legen. A ba vagabond ne pleqni. Jà paten vra vllan ne '90 e e pat shit gjakun. Tesh paska fillù mu egersu. Megjithate tash mas burgut Ka me u zhduk ndakund e Ka me Ra ne qetesi ajo lagje se vetem kodoshlleqe Ka ba. Plak kurv shkurt muhabeti. Përgjigju Zdrale: 20/08/2026 20:35 Mirboll ja kan ba dalin te bajn prep si vagabond ky pis pisit bashk me at djal kurv se jan ba tavel qitjet Përgjigju Shkodrani nga kurbeti: 20/08/2026 20:06 Atyne duhet me i kalb nburg hapni burxhe edhe fusni gjith ca jan kriminela (perfshi politikanet e korroptume dhe prokuroret , atehere do shofesh si do kthehen emigrantet mrapsht e te lulzoj vendi Përgjigju Skenderbegsi: 20/08/2026 17:06 Këtij Bruçaj ika hy vedi shum në qefë deri nji ditë qëta heqin qafe. Përgjigju parruca: 20/08/2026 15:51 iky ska pune tjeter kan met tu plagos e rrah 1 her ne vit si me ken adoleshent Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.8% Social media 15.9% Vota total: 4951 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
