Lajme Zone
Shkodër/ Tentativë vrasjeje në kalçeto dhe kanosje me armë në lokal, shpallen në kërkim tre persona
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër/ Tentativë vrasjeje në kalçeto dhe kanosje me armë në lokal, shpallen në kërkim tre persona

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura më 11 dhe 12 tetor në qytet.

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura më 11 dhe 12 tetor në qytet.

Rastet lidhen me një tentativë të dyshuar vrasjeje në një fushë sportive dhe një konflikt në një lokal, ku një person u kanos me armë zjarri dhe u dhunua fizikisht.

Sipas njoftimit të policisë, një 25-vjeçar banues në Shkodër, dyshohet se më 11 tetor ka hyrë në një kalçeto dhe i ka drejtuar armën e zjarrit një të riu tjetër me qëllim vrasjen e tij. Ndërkohë, për ngjarjen e dytë, policia ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dy banues në Shkodër.

Ata dyshohet se më 12 tetor, në një lokal në qytet, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte një 38-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet