Lajme Zone
Shkodër/ Muzika mbi nivelin e lejuar, gjobë 200 mijë lekë për pronarin e lokalit në Shkodër
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër/ Muzika mbi nivelin e lejuar, gjobë 200 mijë lekë për pronarin e lokalit në Shkodër

Pronari i një lokali në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër është gjobitur me 200 mijë lekë për muzikë mbi nivelin e lejuar. Gjatë matjeve, zhurma në lokal rezultoi 86.3 decibel.

SHKODËR- Pronari i një lokali në lagjen “Vasil Shanto” është gjobitur me 200 mijë lekë, pasi muzika ishte mbi nivelin e lejuar. Gjatë kontrolleve, policia mati nivelin e zhurmës në lokal, i cili rezultoi 86.3 decibel. Për këtë arsye, pronari 38-vjeçar u gjobit. LEXO edhe...Prek Cali, qëndresa antikomuniste e veriut! Ekspozitë te varrezat e Rrmajit në Shkodër, Sula: Brezat të njohin regjimin, arrestimet e dhuna ishin pjesë e pandarë e tij “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, kanë vijuar kontrollet dhe matjet në subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë. Gjatë kontrolleve, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua se në një lokal gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar. Nga matja e kryer me pajisjen përkatëse rezultoi se niveli i zhurmës ishte 86.3 dB. Për këtë shkelje, në zbatim të ligjit “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, pronari i subjektit, shtetasi M. L., 38 vjeç, banues në Shkodër, u ndëshkua me masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj”, njofton Policia. Policia njofton se kontrollet në lokalet me muzikë do të vijojnë, ndërsa u kërkon pronarëve të respektojnë oraret dhe nivelin e lejuar të zhurmës. SI.E./ReportTv.al muzike Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5275 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?