Operacioni i koduar “Kutitë” u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas patrullimeve dhe punës informative e operacionale për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshme.
Sipas Policisë, automjeti u konstatua pranë fshatit Hajmel, në Vaun e Dejës, me një ngarkesë të dyshimtë. Shërbimet policore e ndoqën furgonin gjatë lëvizjes dhe e ndaluan për kontroll në Vaun e Dejës.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën disa kuti kartoni, brenda të cilave kishte kubikë me 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa si dhe u arrestuan në flagrancë dy persona, 23-vjeçari Safedin Lumaj, banues në Shkodër, dhe 29-vjeçari Ndue Prela, banues në fshatin Mali i Jushit. Sipas Policisë, ata dyshohet se po transportonin fidanët me furgon, me qëllim kultivimin e tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
