Lajme Zone
Radhë kilometrike në Kapshticë e Qafë-Thanë
SportJOQ Albania

Radhë kilometrike në Kapshticë e Qafë-Thanë

Kjo e shtunë ka sjellë një fluks tejet të lartë udhëtarësh dhe mjeteve në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit, ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh si në Kapshticë, ashtu edhe në Qafë-Thanë.

Në pikën kufitare të Kapshticës, lëvizjet kanë qenë mjaft të dendura në të dyja krahët e kufirit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7,827 hyrje nga Greqia drejt territorit shqiptar, ndërsa 4,133 persona kanë udhëtuar në dalje drejt shtetit fqinj.

Për të menaxhuar këtë mbingarkesë dhe për të përshpejtuar procedurat e kontrollit, autoritetet në Kapshticë kanë vënë në punë 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, duke punuar me kapacitet maksimal për të lehtësuar qarkullimin.

E njëjta situatë me fluks të ngjeshur raportohet edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës me Maqedoninë e Veriut. Sipas shifrave zyrtare, përgjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë janë regjistruar më shumë se 9 mijë hyrje-dalje shtetasish, duke rritur ndjeshëm kohën e pritjes për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet kufitare po vijojnë punën me procedurë të përshpejtuar për normalizimin e trafikut në të dyja pikat.