Lajme Zone
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër, apartamenti kthehet në bazë prostitucioni dhe droge, arrestohen dy persona

Një shtetase braziliane dhe një 40-vjeçar janë arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Rent home 10”, pas dyshimeve se një apartament i marrë me qira në lagjen “Ahmet Haxhia” ishte vënë në dispozicion të veprimtarive kriminale.

Në pranga ka rënë shtetasja braziliane 29 vjeçe, e cila dyshohet se kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur atë për ushtrimin e prostitucionit dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë ndërhyrjes në ambient, efektivët kanë arrestuar edhe shtetasin 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka përfituar nga këto veprimtari. Gjithashtu policia sekuestroi sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

Operacioni u finalizua pas disa ditësh hetimesh nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal që zhvillohej në apartament.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiaShkodër