Lajme Zone
Shkencëtarët grekë ngrenë alarmin për trajtimet “kundër plakjes”: “Shkenca ka nevojë për prova, jo premtime”
SportGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shkencëtarët grekë ngrenë alarmin për trajtimet “kundër plakjes”: “Shkenca ka nevojë për prova, jo premtime”

Vdekja e papritur e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis ka rikthyer në vëmendje një debat që po zhvillohet edhe në komunitetin shkencor grek: përdorimin e trajtimeve të promovuara si “rigjeneruese” apo “kundër plakjes”.

Vdekja e papritur e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis ka rikthyer në vëmendje një debat që po zhvillohet edhe në komunitetin shkencor grek: përdorimin e trajtimeve të promovuara si “rigjeneruese” apo “kundër plakjes”.

Mazonakis ndërroi jetë më 9 shtator, pasi pësoi arrest kardiak në një klinikë private në Kolonaki. Sipas raportimeve të mediave greke, këngëtari kishte shkuar në klinikë për një procedurë plazmafereze dhe më pas u transportua në spitalin “Elpis”, ku pavarësisht përpjekjeve për reanimim, humbi jetën.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga hetimi mjekoligjor dhe deri tani nuk ka prova që e lidhin vdekjen e tij me procedurën që po kryente në klinikë.

Pas ngjarjes, dy profesore greke të biologjisë dhe mjekësisë, Maria Gazouli dhe Maria “Maya” Roumpelaki, reaguan publikisht duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si disa trajtime paraqiten te publiku si metoda për rigjenerimin e organizmit apo ngadalësimin e plakjes.

Gazouli, e cila është përfaqësuese kombëtare në Komitetin për Terapitë e Avancuara të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), u bëri thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga emërtimet apo premtimet që shoqërojnë këto procedura.

Sipas saj, përpara se një trajtim të përdoret, duhet verifikuar nëse është vlerësuar dhe autorizuar nga autoritetet përkatëse për indikacionin specifik dhe nëse ekzistojnë prova të mjaftueshme për efektivitetin dhe sigurinë e tij.

Edhe Roumpelaki vuri në dukje shqetësimet rreth trajtimeve që promovohen për qëllime të caktuara pa pasur gjithmonë prova të mjaftueshme shkencore për efektet e pretenduara.

Në qendër të debatit është edhe përdorimi i procedurave të tilla si plazmafereza, e cila përdoret në mjekësi për indikacione specifike, por që në disa raste është promovuar edhe në kuadër të trajtimeve “anti-aging”.

Shoqata Greke për Terapinë Gjenetike dhe Mjekësinë Rigjeneruese ka kërkuar më shumë kontroll dhe transparencë për këto praktika, duke theksuar se nuk po përcakton shkakun e vdekjes së Mazonakis dhe nuk po e lidh atë me ndonjë trajtim të veçantë.

Debati është rikthyer pikërisht në një moment kur trajtimet e ashtuquajtura “kundër plakjes” po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa ekspertët kërkojnë që premtimet për rigjenerim dhe jetëgjatësi të mbështeten në prova të qarta shkencore.

“Shkenca ka nevojë për prova, transparencë dhe llogaridhënie, jo përshtypje dhe premtime të lehta”, është mesazhi i përcjellë nga Gazouli.