Lajme Zone
Shkëlqen Shqipëria e Maran/ Kuqezinjtë spektakolarë në pjesën e parë, dy gola ndaj Bjellorusisë
SportPamfleti

Shkëlqen Shqipëria e Maran/ Kuqezinjtë spektakolarë në pjesën e parë, dy gola ndaj Bjellorusisë

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen menjëherë në kërkim të golit. Në minutën e 5-të, Rey Manaj provoi nga një goditje dënimi, por tentativa e tij nuk përfundoi në kuadrat.

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen me Bjellorrusinë në "Air Albania" Shqipëria nuk e diskuton Bjellorusinë, kuqezinjtë e mbyllin në avantazh të dyfishtë pjesën e parë Shqipëria e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Bjellorusisë, në sfidën e parë të Ligës C në Nations League. Kuqezinjtë kanë dhuruar një paraqitje bindëse, duke shënuar dy herë dhe duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen menjëherë në kërkim të golit. Në minutën e 5-të, Rey Manaj provoi nga një goditje dënimi, por tentativa e tij nuk përfi në kuadrat. Tre minuta më vonë, Bjellorusia iu afrua golit, por Etrit Berisha ishte i vëmendshëm dhe neutralizoi rrezikun. Në minutën e 15-të, Taulant Seferi provoi me kokë pas një krosimi të Ernest Muçit, por goditja e sulmuesit kuqezi u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Pas disa minutash të qeta, Shqipëria fitoi një penallti në minutën e 32-të, pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj Berat Gjimshitit brenda zonës.

Nga pika e bardhë u paraqit Kristjan Asllani, i cili nuk gaboi. Mesfushori kuqezi e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Shqipërisë avantazhin 1-0. Kuqezinjtë patën mundësinë të dyfishonin pak më vonë. Në minutën e 38-të, Rei Manaj nuk arriti të përfitonte nga një gabim i mbrojtjes bjelloruse, ndërsa goditja e tij përfi jashtë kuadratit. Por goli i dytë nuk vonoi shumë.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, një top i gjatë i nisur nga mbrojtja gjeti Ernest Muçin, i cili realizoi me një goditje të bukur me të majtën. 2-0 për Shqipërinë!

Kuqezinjtë shkojnë në pushim me një avantazh të rëndësishëm dhe me një pjesë të parë që u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.shqipëria bjellorusia natiuons league Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, Asllani ndëshkon Bjellorusinë nga pika e penalltisë (Video) 26 Shtator 2026, 21:2521:25Sport “Maran i duhuri, e rëndësishme ta nisim me fitore”; Armand Duka: Jemi në moment transformimi 26 Shtator 2026, 21:1221:12Sport Nis epoka Maran/ Shqipëria kërkon 3 pikët ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë ndezin “Air Albania” 26 Shtator 2026, 20:5020:50Sport Ka lënë pas Skelën, Bogdanin dhe Salihin; ky është sulmuesi që ka çarë më shumë rrjetën e bjellorusëve 26 Shtator 2026, 20:2220:22Sport Hysaj prek shifrën magjike, Gjimshiti parakalon dy ish-kapitenët; sfidë e veçantë për liderin e kombëtares 26 Shtator 2026, 20:0020:00Sport Publikohen formacionet zyrtare, Maran e nis me revolucion në sulm; kush janë 11 “luftëtarët” që do kërkojnë me çdo kusht 3 pikët 26 Shtator 2026, 19:3619:36Sport