Gjykata e Posaçme ka shpallur dënimin për gjashtë zyrtarë të bashkisë Divjakë për shkelje të barazisë në tendera, me vlerë 1 mln euro. Konkretisht bëhet fjalë për Dorjan Spahon, Sara Xhepën (Doko), Roklejd Malkon, Fatos Veliun, Elbareta Nishicën dhe Vojsava Leçinin. Për Spahon, Xhepën dhe Malkon, gjykata vendosi fillimisht dënimin me nga 1 vit burg që me gjykim të shkurtuar zbret në 8 muaj. Më pas ky dënim është konvertuar në 120 orë shërbim prove për secilin që duhet të kryhet brenda 6 muajve. LEXO EDHE:Akuza e Berishës: Olsi Rama i implikuar në afera bixhozi, mori licencë kazinoje në shkelje të ligjit! E çojmë në SPAK I njëjtë ka qenë dënimi me burg edhe për Veliun, Nishicën e Leçinin, por janë lënë në liri me kusht për 16 muaj dhe heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vjet. DënimetDorjan Spaho 120 orë shërbim proveSara Xhepa 120 orë shërbim proveRoklejd Malko 120 orë shërbim proveFatos Veliu liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publikeElbareta Nishica liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publikeVojsava Leçini liri me kusht për 16 muaj, i hiqet për 5 vjet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: bashkia divjake spak Vojsava Lecini Elbareta Nishica fatos veliu Rokled Malko Sara Xhepa Dorjan Spaho GJKKO Komento Komente Sula: 28/07/2026 17:22 Firca villni e mostrano se nuk ju gjen gje ,maksimumi konvertim pune shoqerore, bravo drejtesia e re,ja per kte u harzhun e u punu per vite rreshte,per te heq te korruptuarit por njesoj nuk ndryshon,drejtesia jone Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.6% Vota total: 7020 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

