Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vjedhja e marrëveshjes konfidenciale nga Kuvendi, Balla poston videon e Shehajt me IA: Vuaj nga kleptomania akute! ‘Merr’ edhe mikrofonin


Në një video të postuar nga Taulant Balla në rrjetet sociale e cila është realizuar përmes Inteligjencës Artificiale, Shehaj 'thotë' se vuan nga një problem shëndetësor, kleptomania.

“Problem shëndetësor” e quan Agron Shehaj vjedhjen e marrëveshjes konfidenciale në Kuvend. Të paktën, kështu shprehet ai në një video të ideuar me Inteligjencë Artificiale që e ka postuar Taulant Balla në rrjetet sociale. “Unë nuk doja ta vidhja marrëveshjen, kjo është e vërteta, por unë vuaj nga një problem shëndetësor që ka të bëjë me dorën. Vuaj nga kleptomania akute, nuk kam çfarë t’i bëj, lëviz dora vetë. Ja edhe tani”, thotë Shehaj duke rrëmbyer mikrofonin e njërit prej gazetarëve dhe ikën ‘sërish’ me vrap. Kleptomania është çrregullim i shëndetit mendor që e shtyn një person drejt vjedhjes së sendeve, pa pasur nevojë për to. LEXO EDHE:Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit Veç videos humoristike, Balla ka reaguar edhe vetë me tone të ngjashme. “Gone ta paskan qarë këtë, njëlloj si ballistët në vakt pasi hynin në kotec për të grabitur pula”, i thotë ai drejtuesit të partisë Mundësia. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: taulant balla agron shehaj Komento Komente Mara emigrante ne Itali: 28/07/2026 18:45 Shikoni sa i ndyre eshte vuan nga kleptomania ? Po dokumentet e biznesit si I mer ? Po parate ? Per te shpetuar nxjer diagnosi pa bere vizit te mjeku duhet te perjashtohet dhe te mari denominazione e duhur . Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.7% Vota total: 7195 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?