Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare gjatë monitorimit të zonës bregdetare, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, kanë evidentuar një mjet lundrues që kishte hyrë dhe po lëvizte me shpejtësi brenda perimetrit të sigurisë,
Ky mjet rrezikonte drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e pushuesve që po bënin plazh.
Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. M., u ndëshkua me masë administrative 500 000 lekë të rinj, si dhe u bllokua mjeti lundrues./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

