Lajme Zone
Shkatërrimi i bankave të nivelit të dytë gjatë protestës, Hita: Nëse vazhdohet kështu, do të detyrohemi të tregojmë forcën e ligjit
PolitikëTop Channel

Shkatërrimi i bankave të nivelit të dytë gjatë protestës, Hita: Nëse vazhdohet kështu, do të detyrohemi të tregojmë forcën e ligjit

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se janë identifikuar dhe arrestuar disa prej protestuesve që kanë dëmtuar dhe grabitur bankat e nivelit të dytë në Tiranë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se janë identifikuar dhe arrestuar disa prej protestuesve që kanë dëmtuar dhe grabitur bankat e nivelit të dytë në Tiranë. Ai tha se, nëse situata vijon kështu, do të tregojnë forcën e ligjit.

“Vjedhja e bankave dhe institucioneve financiare, ne kemi arrestuar disa prej tyre. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë. Edhe sot është dëmtuar një institucion financiar. Policia ndërhyri dhe arriti të identifikojë disa prej tyre. Nëse vazhdon kështu, jemi të detyruar të tregojmë forcën e ligjit”, tha Hita. Top Channel