Lajme Zone
Shkatërrimi i bandës shqiptare në Belgjikë, identifikohet njëri prej të arrestuarve! Shërbente si ndërmjetës për trafikun e drogës nga Amerika Latine, lidhje edhe me Gerd Gjinararin
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shkatërrimi i bandës shqiptare në Belgjikë, identifikohet njëri prej të arrestuarve! Shërbente si ndërmjetës për trafikun e drogës nga Amerika Latine, lidhje edhe me Gerd Gjinararin

Arben U. është 48-vjeçari shqiptar i arrestuar në Belgjikë, me lidhje edhe me Gerd Gjinararin, i arrestuar atje që në muajin qershor, që dyshohet se ishte ndërmjetës i rëndësishëm mes grupeve kriminale shqiptare, atyre të Amerikës Latine dhe rrjeteve të trafikut të drogës në Europë e Australi. Arben U. u arrestua nga policia belge pas një hetimi që kishte nisur rreth një vit më parë. Në fokus të a

Arben U. është 48-vjeçari shqiptar i arrestuar në Belgjikë, me lidhje edhe me Gerd Gjinararin, i arrestuar atje që në muajin qershor, që dyshohet se ishte ndërmjetës i rëndësishëm mes grupeve kriminale shqiptare, atyre të Amerikës Latine dhe rrjeteve të trafikut të drogës në Europë e Australi. Arben U. u arrestua nga policia belge pas një hetimi që kishte nisur rreth një vit më parë. Në fokus të autoriteteve kishte qenë apartamenti i tij në Berchem, pasi policia kishte marrë informacion se aty mund të ruheshin sasi të mëdha kokaine. LEXO edhe...Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO) Për muaj me radhë, hetuesit përgjuan bisedat e 48-vjeçarit me përgjues të vendosur në apartament. Nga përgjimet, sipas autoriteteve belge, u zbulua se Arben U. kishte kontakte me grupe nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës, përfshirë edhe trafikun përmes portit të Antwerpit. Në operacionin e zhvilluar të mërkurën e kaluar u arrestuan gjithsej 8 persona në Antëerp, Berchem, Deurne, Kapellen, Bruksel, Evere, Sint-Agatha-Berchem dhe Sint-Joost-ten-Node. Katër prej tyre, Arben U. dhe bashkëpunëtori i tij Gertjan B., dolën para gjykatës. Gertjan B. kishte dalë nga burgu vetëm një muaj më parë, pasi kishte vuajtur një dënim për trafik droge. I njëjti grup dyshohet të ketë nisur drejt Portit të Durrësit sasinë prej 37 kg kokainë që u sekuestrua pak ditë më parë. Deri tani, Gerd Gjinarari, pavarësisht se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Arben U., nuk është lidhur me episodet e drogës, ndërsa pritet ekstradim nga Belgjika në Itali për vrasjen e Naim Zyberit, i dënuar me burgim të përjetshëm. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Gerd Gjinarari belgjike trafik droge Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 31.1% Të gabuar 62.7% Nuk e di 6.2% Vota total: 2047 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?