BotëTrafikonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, goditet banda shqiptare në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Hetimi nisi pothuajse një vit më parë, kur policia kishte marrë informacion se në një apartament në Anversë dyshohej se ruheshin sasi të mëdha kokaine. Gjatë hetimeve të mëtejshme, në fokus doli një 48-vjeçar si banor i apartamentit. Ai dyshohet se ishte një ndërmjetës që kishte kontakte me grupe nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës, ndër të tjera përmes portit të Anversës, si dhe me grupe kontrabande nga Evropa dhe madje edhe Australia.