Mungesa e studimeve të mirëfillta gjeologjike para ndërhyrjes në investimet e përmirësimit të infrastrukturës ka bërë shpesh që të shfaqen edhe dëmtime. Paqëndrueshmëria e tokës po dëmton një tjetër segment rrugor me statusin e rrugëve rurale në varësi të pushtetit vendor. Aksi që lidh fshatin Sanxhak në Kurbin me autostradën Milot-Mamurras ka pësuar dëmtime, duke e bërë qarkullimin e automjeteve të vështirë dhe njëkohësisht të rrezikshëm. LEXO edhe...Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori: Po zbrisja shkallët kur pashë flakët në kat të parë, pati shumë mjegull e tym (VIDEO) Rruga, përveçse lidh banorët e zonës me autostradën, shërben edhe si nyje kryesore për institucionet dhe aktivitetet që zhvillohen në këtë territor, përfshirë Drejtorinë e Transportit Rrugor. Përdoruesit e këtij segmenti bëjnë të ditur se gjendja e rrugës sa vjen e thellohet prej muajsh, ndërsa deri tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje për rikthimin e normalitetit. “Na e nxinë jetën.” “Ka nja 6 muaj. Ka shumë në qarkullim, është rrugë lidhëse kryesore”, thonë drejtuesit e mjeteve. Segmenti rrugor Sanxhak-Kurbin është në inventarin rrugor që mirëmban Bashkia Kurbin. Autoritetet lokale bëjnë me dije se janë vlerësuar dëmtimet dhe shkarjet e konstatuara në terren, ndërsa pritet ndërhyrja dhe riparimi i rrugës, në rast të lëvrimit nga fondet e emergjencës. Teksa ata që duhet të ndërhynin vijojnë të presin, përdoruesit e këtij segmenti, vetëm 4 km i gjatë, përballen me vështirësitë dhe rrezikun që kanoset përgjatë qarkullimit në këtë zonë. P.J/ReportTv.al Kurbin Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.1% Veliajn 18.4% Asnjërin 32.5% Vota total: 1811 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

