Lajme Zone
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shiu 'paralizon' Tiranën/ Kaos në qarkullim, qytetarët me orë në trafik! (VIDEO)


Që prej mbrëmjes së djeshme në vend janë rikthyer reshjet e shiut, të shoqëruara edhe me shtrëngata. Për shkak të kësaj situate trafiku në kryeqytet paraqitet i rënduar në disa prej akseve kryesore rrugore. Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, është krijuar një trafik kilometrik Përgjatë Unazës së Madhe, Laprakë, Don Bosko, zo

Që prej mbrëmjes së djeshme në vend janë rikthyer reshjet e shiut, të shoqëruara edhe me shtrëngata. Për shkak të kësaj situate trafiku në kryeqytet paraqitet i rënduar në disa prej akseve kryesore rrugore. Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, është krijuar një trafik kilometrik Përgjatë Unazës së Madhe, Laprakë, Don Bosko, zona e Ali Demit, Astir dhe Sauk, ëhtë krijuar një trafik kilometrik. Që në orët e para të mëngjesit qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrugë. LEXO edhe...I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentivë, arrestohet 37-vjeçari në Itali! Pritet ekstradimi Edhe në disa qarqe të tjera të vendit reshjet e shiut kanë krijuar disa problematika. Në Kukës reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Qytetarët këshillohen të lëvizin me kujdes, ndërsa në terren ndodhen kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës. Në Durrës disa rrugë patën prezencë të shtuar uji duke vështirësuar qarkullimin. Fatmirësisht sitiata tani paraqitet e qetë dhe lëvizja e automjeteve vijon normalisht. Në Lezhë edhe në Fier reshjet shiut shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Grupet e punës ndodhen në terren për rikthimin e energjisë. Ndërkohë në qytetin bregdetar të Vlorës prezenca e shtuar e ujit krijoi vështirësi në qarkullim. Situata më problematike paraqitet në bulevardin Ismail Qemali dhe bulevardin e Palmave. lajm ne perditesim... Share Ora 10:58 Rikthehen reshjet e shiut, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit (VIDEO) Shiu me intensitet të lartë në qytetin bregdetar të Vlorës ka bërë që disa rrugë të kenë prezencë të shtuar uji.Situatë problematike është në bulevardin Ismail Qemali, bulevardin e Palmave dhe në disa lagje.Prezeca e ujit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Share Ora 10:48 Reshjet e shiut, rreth 30 fshatra në qarkun e Fierit pa energji elektrike! Punonjësit e OSHEE-së në terren (VIDEO) Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier Patos dhe Mallakastër.Defekte si pasojë e motit të keq janë shkaktuar edhe në zonat rurale të Lushnjes.Punonjësit e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike. Share Ora 09:57 Moti i keq shkakton ndërprereje të energjisë elektrike në Lezhë! (VIDEO) Moti i keq që ka përfshirë vendin, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në bashkinë Lezhë. Ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës.Në lagjen Skënderbej, një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa. Ngjarja krijoi shqetësim tek banorët, ndërsa në njërën prej shtëpive janë konstatuar dëmtime të pajisjeve elektrike. Share Ora 09:07 Reshjet e shiut në Kukës, rënie inertresh në disa akse! Drejtuesit këshillohen të lëvizin me kujdes (VIDEO) Reshjet e shiut kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej orëve të pasdites së djeshme, kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qytete dhe në disa akse rrugore nacionale.Reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh inerte në disa akse rrugore nacionale. Deri më tani nuk raportohet për bllokime të qarkullimit pasi kompanitë e mirëmbajtjes rrugore kanë ndërhyrë për largimin e gurëve dhe materialeve inerte të rëna në rrugë.Ndryshe, reshjet e shiut janë të mirëpritura për sektorin energjetik, veçanërisht për hidrocentralin e Fierzës, i cili gjatë muajve të verës është përballur me prurje të kufizuara nga burimet që furnizojnë liqenin, çka ka bërë që niveli i Fierzës të zbresë në kuotën 265 metra mbi nivelin e detit. Share Ora 08:56 Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, prezenca e shtuar e ujit vështirësoi qarkullimin e mjeteve (VIDEO) Reshjet e shiut që përfshinë Durrësin mëngjesin e kësaj të premteje bënë që disa rrugë të qytetit të mbulohen nga uji.Situata ishte më problematike ishte në zonën pranë stadiumit, në rrugën “Taulantia” dhe përgjatë bregdetit, ku uji në rrugë vështirësoi qarkullimin e automjeteve.Ndërkohë tani raportohet uji është larguar nga rruga, dhe automjetet vijojnë qarkullimin normalisht. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al trafik Tirane reshje shiu moti trafiku ne tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 32.7% Nuk e di 6.8% Vota total: 2072 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?