Lajme Zone
Shiti tokën në Shkodër dhe u largua drejt Irlandës, arrestohet pas 5 vitesh në Rinas për një mur rrethues
EkonomiJOQ Albania

Shiti tokën në Shkodër dhe u largua drejt Irlandës, arrestohet pas 5 vitesh në Rinas për një mur rrethues

Një emigrant shkodran është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pesë vite pasi kishte shitur një tokë në ish-komunën Rrethina dhe ishte larguar drejt Irlandës. Bashkim Lisaj u ndalua nga policia pas mbërritjes në Shqipëri, pasi ndaj tij rezultonte një vendim gjykate i formës së prerë për ndërtim pa leje, konkretisht për një mur rrethues të ndërtuar në pronën që pretendon se e kishte shitur që në tetor të vitit 2021.

Sipas pretendimeve të Lisajt, në momentin e shitjes toka ishte arë, e mbuluar me ferra dhe pa asnjë mur rrethues. Ai është shprehur se nuk kishte dijeni për procedimin dhe dënimin ndaj tij, ndërsa pas arrestimit u dërgua në burgun e Reçit, ku qëndroi për disa ditë, deri në ndërhyrjen e avokatit për rishqyrtimin e çështjes.

Dokumentacioni i verifikuar pranë Kadastrës tregon se kontrata e shitjes ishte regjistruar në vitin 2021, ndërsa vetëm një muaj më vonë ishte konstatuar ndërtimi i murit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. Në procesverbalin e inspektimit thuhet se në terren nuk ishte gjetur asnjë person. Rasti ngre pikëpyetje mbi përgjegjësinë për ndërtimin pa leje dhe mënyrën se si është zhvilluar procesi gjyqësor pa u njoftuar, sipas pretendimeve, personi ndaj të cilit ishte marrë vendimi.