Lajme Zone
Shiste protestuesve fishekzjarre të kontrabanduara/ Vihet në pranga 51-vjeçari në Tiranë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shiste protestuesve fishekzjarre të kontrabanduara/ Vihet në pranga 51-vjeçari në Tiranë

Policia ka reaguar lidhur me plagosur me armë zjarri të nd...

Ditën e sotme, policia e Tiranës ka evidentuar një tjetër ambient ku magazinoheshin fishekzjarre dhe lëndë piroteknike të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan. “Operacioni Fireworks 2”, i ditës së djeshme ka vijuar më tej ditën e sotme me atë “Fireworks 3”.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar 51 vjeçari D. K., në ambientin që administronte vetë, në zonën e “Tregut Çam”. Gjatë kontrollit në magazinën që ky shtetas administronte në rrugën “Çamëria”, u gjetën 1853 fishekzjarre. 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumente shoqëruese për blerjen e tyre.

Nga informacionet e siguruara dyshohet se shtetasi i arrestuar iu ka shitur lëndë piroteknike shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme, gjatë tubimit të datës 24.10.2026.

Njoftimi i Policisë: "Tiranë

Evidentohet një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, me qëllim shitjen pjesëmarrësve në tubime, për kryerje të veprimeve të dhushme.

Operacioni “Fireworks 3”/Kishte magazinuar 1853 fishekzjarre, në ambientin që administronte te “Tregu Çam”, arrestohet 51-vjeçari.

Sekuestrohen mallrat.

?Dje, Policia e Tiranës sekuestroi nga një banesë në rrugën “Zela”, 47 pako me fishekzjarre që shiteshin për qëllime të kundërligjshme.

Në kuadër të fazës së tretë të operacionit të koduar “Fireworks”, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 51 vjeç.

Gjatë kontrollit në magazinën që ky shtetas administronte në rrugën “Çamëria”, u gjetën 1853 fishekzjarre. 51-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumente shoqëruese për blerjen e tyre.

Nga informacionet e siguruara dyshohet se shtetasi i arrestuar iu ka shitur lëndë piroteknike shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme, gjatë tubimit të datës 24.10.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.